34.6 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Ngjarja Tragedike në Koçan: 59 të vdekur dhe 196 të plagosur,përfundon autopsia

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi pasdite se janë identifikuar të gjitha 59 viktimat nga ngjarja tragjike në Koçan, dhe autopsitë përfunduan më 18 mars 2025. Ai po ashtu theksoi se nga zjarri janë lënduar 196 persona, 20 prej të cilëve fëmijë.

Toshkovski informoi se aktualisht 93 të lënduar janë duke u trajtuar në spitalet e Shkupit, ndërsa 80 të tjerë janë transportuar për trajtim në Serbi, Bullgari, Turqi, Greqi, Austri, Lituani, Slloveni, Hungari dhe Kroaci.

Drejtori i Komisionit Qendror Ushtarak, Stojançe Angelov, njoftoi se varrimi i viktimave do të zhvillohet të enjten, më 20 mars, dhe se ora e saktë do të bëhet e ditur më vonë. Në varrim do të marrin pjesë kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, Shenjtëria e tij Stefan, dhe disa peshkopë nga Sinodi. Angelov theksoi se Kisha po punon për të siguruar një varrim sa më dinjitoz për viktimat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...