32.1 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Detaje të reja mbi aksidentin fatal në Athinë: Takisti Shqiptar humb jetën

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vdekjen tragjike të taksistit shqiptar, Gentian Kamberi, i cili u përfshi në një aksident në Athinë. Siç raportohet, Kamberi u përplas me një tjetër makinë që kaloi me semafor të kuq, e cila drejtohej nga një vajzë 22-vjeçare në gjendje të dehur.

Pas testeve të bëra, 22-vjeçarja, Ekaterina Caci, u gjet se kishte konsumuar thuajse trefishin e limitit të ligjshëm të alkoolit. Rezultati i analizave të gjakut tregoi një përqindje prej 1.29 g/lt, ndërsa kufiri i lejueshëm është 0.50 g/lt, shkruajnë mediat greke.

Gentian Kamberi, origjina e të cilit është nga Tirana, kishte krijuar jetën e tij në Greqi dhe ishte baba i një vajze 12-vjeçare. Ai punonte si taksist së bashku me bashkëshorten për të siguruar që vogëlushes së tyre t’i mos i mungonte asgjë. Tragjedia ka lënë pas një dhimbje të madhe për familjen dhe të gjithë ata që e njohën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...