23.5 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Ardit Bido reagon pas padisë së Fredi Belerit: “E vërteta nuk ka frikë nga fushatat”

 

Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës dhe drejtuesi i Arkivave, Ardit Bido, ka reaguar pas padisë për shpifje të ngritur ndaj tij nga Fredi Beleri.

Në një postim në rrjetet sociale, Bido thekson se Beleri ka qenë i “zhdukur” nga Tirana për rreth 1 vit e gjysmë dhe nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore, as për padinë që ka bërë ai ndaj tij dhe as për atë që vetë Beleri ka ngritur ndaj tij.

Bido shkruan:

“Sapo mori vesh se unë kandidoj për Partinë Socialiste në qarkun Vlorë, u shfaq papritur në Tiranë për të bërë shoë-n e radhës. Ne do të shihemi në gjyq dhe është mëse e sigurt që ai do ta humbasë dhe do të dënohet për shpifje. E vërteta nuk lidhet me fushatat elektorale – e vërteta është e tillë, sepse është!”

Ai thekson se do të vazhdojë të mbajë qëndrimet e tij të bazuara në të vërtetën, ndërsa mbyll mesazhin e tij me fjalët:

“Unë jam Ardit Bido. Kam pasur qëndrimet e mia, kam qëndrimet e mia dhe do të kem gjithmonë qëndrime të lidhura me të vërtetën. Mirupafshim, Fredi!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...