23.5 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Të shtëna me armë në Prishtinë: Një i vdekur dhe një i plagosur, autori në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas raportimeve nga autoritetet spitalore, viktima, Naser Gashi, 62 vjeç, ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, ndërsa i plagosuri, Miftar Miftari, 41 vjeç, ndodhet në gjendje stabile në repartin e reanimacionit. Përveç plagëve nga arma e zjarrit, viktima ka pasur edhe një plagë të shkaktuar nga një mjet prerës.

Autori i identifikuar, por ende në kërkim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili është shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasin Alban Gashi, i cili dyshohet se ka hapur zjarr mbi viktimën dhe të plagosurin.

Zëdhënësi i Policisë, Ahmeti, deklaroi:

“Rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Rrustem Hyseni’ në Prishtinë. Hetuesit policor janë duke ndërmarrë të gjitha masat për kapjen e të dyshuarit.”

Policia dhe institucionet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje për motivin e sulmit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...