29.3 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Jennifer Lopez hap një faqe të re pas ndarjes nga Ben Affleck

 

Pas ndarjes nga Ben Affleck, Jennifer Lopez po nis një kapitull të ri në jetën e saj. Ylli i muzikës dhe aktrimit ka blerë një shtëpi të re luksoze pranë Los Anxhelosit, vlerësuar rreth 18 milionë dollarë, sipas raportimeve nga People.

Ky hap vjen pas përfundimit të divorcit të çiftit të njohur më 6 janar 2025. Lopez kishte paraqitur kërkesën për divorc më 20 gusht, ditën e përvjetorit të dytë të martesës, duke theksuar “ndryshime të papajtueshme”. Këngëtarja kishte filluar kërkimin për një shtëpi të re në pranverën e vitit 2024, dhe sipas burimeve, ajo ka qenë duke kërkuar në mënyrë diskrete që nga prilli i vitit të kaluar, kur u nda nga Affleck.

Në atë kohë, Lopez kishte menduar të blinte një pronë të jashtëzakonshme në Beverly Hills, një zonë që ofronte privatësi dhe fqinjësi me emra të njohur të industrisë së argëtimit. Megjithatë, ajo zgjodhi një shtëpi tjetër. Po ashtu, në korrik të vitit 2024, ish-çifti nxorën në shitje shtëpinë e tyre të përbashkët në Beverly Hills, e cila u listua për 68 milionë dollarë, pas një përpjekjeje për ta shitur pa listim publik që nga qershori i vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, Ben Affleck ka blerë një shtëpi në Los Angeles për 20.5 milionë dollarë më 24 korrik, duke përfunduar blerjen në të njëjtën ditë kur Jennifer Lopez shiti apartamentin e saj në Nju Jork për 23 milionë dollarë, pas shtatë vitesh në treg. Shtëpia e re e Affleck përfshin pesë dhoma gjumi dhe është një tjetër hap drejt ndarjes së tyre të re.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...