29.3 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Rama ironizon listën e kandidatëve të PD-së: “Bir Selmani i nënës, kë të qaj më parë”

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar listën e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme, duke bërë një përjashtim për një deputete aktuale, për të cilën tha se ka respekt, pa e përmendur me emër.

“Të tjerët aty janë… andej nga jugu thonë: Bir Selmani i nënës, kë të qaj më parë,” tha Rama, duke nënkuptuar se lista e PD-së është e mbushur me figura të diskutueshme.

Rama: “Demokratët kanë një arsye më shumë të refuzojnë këtë listë në Shkodër”

Kreu i qeverisë veçoi qytetin e Shkodrës, duke thënë se demokratët atje kanë arsye të forta për të refuzuar alternativën e ofruar nga PD.

“Nëse ka një vend ku demokratët kanë një arsye më shumë për t’iu bërë atë që nuk thuhet në kokë atyre që janë paraqitur si ofertë alternative, është Shkodra. Janë bëmat e tyre në Shkodër,” tha ai.

Duke vazhduar me ironinë, Rama tha se kandidatët e PD-së “pa pikë turpi” kërkojnë vota për Shkodrën Madhështore, ndërsa kritikoi vendosjen e Jozefina Topallit në listën e mbyllur të Tiranës.

“Pa pikë turpi, këta duan vota për Shkodrën Madhështore. Por cila është Shkodra e tyre madhështore? As Jozefina nuk është këtu, se e kanë marrë dhe e kanë mbyllur në burgun e listës së mbyllur të Tiranës,” shtoi Rama.

“Program me qofte e pica”

Në vijim, kryeministri ironizoi programin elektoral të PD-së, duke e cilësuar si të varfër në ide dhe pa vizion të qartë.

Ky është një program me qofte e pica,” deklaroi ai, duke e krahasuar ofertën e opozitës me diçka sipërfaqësore dhe të paqëndrueshme.

Deklaratat e Ramës vijnë ndërsa fushata elektorale po intensifikohet, me përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës që po bëhen gjithnjë e më të ashpra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...