17.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Kryeministri Albin Kurti bie pre e mashtrimit nga komedianët rusë, reagon Zyra e Kryeministrit

 

Komedianët e njohur rusë, “Vovan & Lexus”, kanë publikuar një video ku pretendojnë se kanë mashtruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke u paraqitur si presidenti i Letonisë.

Pas publikimit të videos, Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka reaguar përmes një postimi në platformën X, ku ka konfirmuar se Kurti ka qenë viktimë e një telefonate të rreme.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, thirrja mashtruese ka ndodhur më 11 shkurt, menjëherë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në një periudhë kur Kryeministri po merrte shumë telefonata dhe mesazhe urimi për rezultatin zgjedhor.

“Për shkak të kufizimeve kohore, verifikimi i plotë i çdo thirrjeje nuk ka qenë gjithmonë i mundur. Kjo situatë e pafat konfirmon atë që dihet prej kohësh: Rusia vazhdon të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Qeveria e Kosovës ka theksuar se gjatë fushatës zgjedhore të 9 shkurtit, mediat pro-ruse Sputnik Serbia dhe Russia Today (RT) kanë publikuar mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin demokratik të vendit.

Në përfundim të deklaratës, Qeveria e Kosovës ka shprehur keqardhje për këtë incident, por njëkohësisht ka nënvizuar se ky rast konfirmon qëndrimin e palëkundur të Kryeministrit Kurti mbi çështjet kyçe, si në biseda publike ashtu edhe private.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...