29.3 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Arrestohet drejtuesi i automjetit që përplasi këmbësoren në Berat dhe u largua nga vendi i aksidentit

 

Policia e Beratit ka identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit që më 21 mars 2025 përplasi një këmbësore, dhe pas aksidentit u largua nga vendngjarja. Ngjarja ndodhi në rrugën “Antipatrea” dhe kishte si viktimë E. D., 37 vjeçe.

Pas hetimeve dhe veprimeve operacionale të realizuara menjëherë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor mundën të identifikonin dhe kapnin drejtuesin e mjetit, E. V., 60 vjeç, banues në Berat. Ai akuzohet për “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

37-vjeçarja, e cila u plagos në aksident, mori ndihmë mjekësore dhe, pas trajtimit, u largua nga spitali pa probleme për jetën.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Beratit, e cila ka vendosur procedimin në gjendje të lirë për të dyshuarin dhe do të kryejë veprime të mëtejshme hetimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...