32.6 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

KQZ rrëzon ankimimin e PD-së për aktivitetin e Ramës, PD e cilëson vendim të padrejtë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur pushimin e ankimimit të Partisë Demokratike (PD) lidhur me aktivitetin e kryeministrit Edi Rama më 20 shkurt në sheshin “Skënderbej” me punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

Sipas Celibashit, aktiviteti ishte i deklaruar dhe nuk përbënte shkelje të Kodit Zgjedhor.

“Nuk provohet se ka shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor. Veprimtaria është raportuar dhe nuk vlerësohet si veprimtari politike apo elektorale”, tha ai.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, e kundërshtoi vendimin, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe në favor të mazhorancës.

“Nëse thuhet se në fjalimin e Edi Ramës në sheshin ‘Skënderbej’ nuk kishte deklarata politike dhe zgjedhore, atëherë nuk është dëgjuar fare se çfarë ka thënë ai. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit zgjedhor”, tha Logu.

PD pretendon se punonjësit e bashkisë janë detyruar të marrin pjesë në aktivitet, duke e quajtur këtë një formë presioni politik dhe përdorim të administratës në fushatë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...