17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Shqiptari merr komandën e anijes luftarake ‘Pearl Harbor’ në SHBA

 

Shqiptari Alban Dervishi, zyrtar ekzekutiv shqiptaro-amerikan i anijes luftarake të SHBA-ve, USS Pearl Harbor, është planifikuar të marrë komandën e kësaj anijeje në qershor 2025. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e SHBA në Tiranë, e cila ka shpërndarë një video ku Dervishi flet në gjuhën shqipe për karrierën e tij në marinën amerikane.

Në videon e shpërndarë, Alban Dervishi, i cili ka lindur në Tiranë dhe është rritur në një familje ushtarake, tregon për rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm. Ai thekson se ka lundruar me anijet amerikane në çdo det të botës dhe ka marrë pjesë në operacione ushtarake të vështira, përfshirë ato në Afganistan dhe Irak.

Dervishi ka emigruar në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë, ku ka ndjekur ëndrrën amerikane. Ai e nisur karrierën si marinar i thjeshtë dhe ka pasur mundësinë të shërbejë në 7 anije të ndryshme ushtarake.

“Jam shumë krenar që këtë qershor do të marr komandën e USS Pearl Harbor. Është një nder i madh dhe mezi pres të kryej këtë detyrë”, thotë Alban Dervishi. Ai gjithashtu shton se çdo herë që i pyesin për prejardhjen e tij, ai është gjithmonë krenar t’i thotë se është shqiptar.

Një shembull frymëzues për shqiptarët dhe emigrantët në SHBA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...