10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Skandali i Ekstradimeve: Shqiptarët kriminelë vazhdon të largohen nga Britania, ekstradimi kushton miliona paund

 

Londër, 2025 – Media britanike Daily Mail ka nxjerrë në pah një skandal të madh lidhur me skemën e ekstradimeve të kriminelëve shqiptarë nga Britania, duke bërë të ditur se kostoja e ekstradimit të 8 kriminelëve ka arritur në 4.3 milionë paundë, duke i bërë ata të kushtojnë nga 537,500 paund secili. Sipas artikullit, vetëm 8 individë janë dërguar në Shqipëri ndër 200 të dënuar, përfshirë vrasës, abuzues seksualë dhe tregtarë droge, duke ngritur shqetësime mbi efektivitetin e skemës.

Një nga kriminelët që ishte pjesë e këtij ekstradimi është Ibrahim Bezati, i cili i shkaktoi viktimës së tij, makthin më të keq që mund të kalojë një grua. Ai u dënua me 17 vjet burg për abuzimin seksual dhe mbajtjen peng të një 23-vjeçareje në një banesë pranë qendrës së Belfordit. Pas disa orësh, viktima arriti të arratisej dhe kërkoi ndihmë, duke shpëtuar nga një situatë tejet traumatike. Edhe pse ai është pjesë e këtij procesi ekstradimi, Bezati ka mbetur ende në Britani, ndërsa vetëm 8 nga 200 shqiptarët e dënuar janë ekstraduar deri tani.

Në shkrimin e Daily Mail, është theksuar se marrëveshja e ekstradimit do të kishte kuptim nëse më shumë shqiptarë që janë dënuar me dënime të rënda do të ishin kthyer në Shqipëri, por kjo nuk ka ndodhur. Aktualisht, janë 1270 shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet e Anglisë dhe Uellsit, ndërsa kostoja e një të burgosuri në Shqipëri është shumë më e ulët se sa ajo në Britani.

Sipas informacionit, çdo të burgosur shqiptar në Britani kushton 40,000 paund në vit, ndërsa kostoja e mbajtjes së një të burgosuri në Shqipëri është vetëm 12,000 paund. Kjo ka ngritur pyetje mbi mënyrën se si janë shpenzuar këto miliona paund për të dërguar vetëm 8 të burgosur, ndërkohë që mbeten ende shumë të tjerë që nuk janë kthyer në Shqipëri.

Përveç kësaj, një tjetër skemë që është përdorur për të dëbuar kriminelët shqiptarë është Early Removal Scheme (ERS), e cila u mundëson individëve të huaj të lënë më herët burgun dhe të dërgohen në vendet e tyre. Sipas Daily Mail, 1610 shqiptarë janë larguar nga Britania përmes kësaj skeme. Por, një tjetër problem ka lindur me rikthimin e disa prej tyre. Rasti i Ardit Binajt është një shembull i qartë, pasi ai u dëbua pas një dënimi me dy vjet e gjysmë burg, por brenda disa muajsh ishte kthyer në Britani përmes një kërkese për të qëndruar, duke përmendur të drejtën e tij për jetë familjare.

Për më tepër, Daily Mail ka përmendur edhe rastin e Klodjan Samurrit, një tjetër shqiptar i dënuar për përdhunim, i cili duhej të ishte dëbuar, por ende nuk ka pasur asnjë datë për ekstradimin e tij. Po ashtu, një tjetër rast është ai i Koci Selamaj, i dënuar për vrasjen e mësueses Sabina Nessa, që ka një dënim prej 40 vitesh burg, por që mund të dërgohet në Shqipëri për një kosto shumë më të ulët.

Në këtë kontekst, Daily Mail ka ngritur shqetësime të mëdha mbi dështimin e skemës së ekstradimit dhe përpjekjet e dështuara për të mbajtur kriminelët shqiptarë jashtë Britanisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...