32.6 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Shpërthim me tritol në Lagunën e Patokut, hetime në vazhdim

 

Një shpërthim i dyshuar me tritol ka ndodhur mëngjesin e datës 27 mars në Lagunën e Patokut, duke shkaktuar dëme në një ambient rreth 50 metra larg një lokali. Ngjarja është raportuar nga shtetasi Z.T., i cili njoftoi menjëherë policinë.

Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse është vendosur tek disa banjo të jashtme, të cilat ndodheshin larg lokalit, dhe ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për tritol apo një lëndë tjetër shpërthyese. Mostra nga vendngjarja janë dërguar për analizë në laboratorët e specializuar në Tiranë për të konfirmuar natyrën e substancës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit, ndërkohë që policia ka forcuar praninë në zonë për të siguruar perimetrin dhe për të parandalua çdo incident të mundshëm. Hetuesit janë angazhuar për të identifikuar të dyshuarit dhe për të zbuluar motivet e mundshme të këtij akti të dhunshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...