32.5 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Dua Lipa fiton gjyqin për ‘Levitating’: Nuk ka bërë plagjiaturë

 

Dua Lipa nuk ka më nevojë të mbrojë veten nga akuzat për plagjiaturë. Një gjykatë në Manhattan hodhi poshtë padinë për shkelje të të drejtave të autorit, e ngritur nga kompozitorët L. Russell Brown dhe Sandy Linzer, të cilët pretendonin se kënga e saj ‘Levitating’ ishte kopje e hitit të tyre të vitit 1979 ‘Wiggle and Giggle All Night’.

Gjyqtarja Katherine Polk Failla vendosi se nuk kishte një ‘ngjashmëri thelbësore’ mes dy këngëve, duke i dhënë fund kështu çështjes gjyqësore. Kompozitorët kishin pretenduar gjithashtu se ‘Levitating’ kishte përdorur elemente nga kënga ‘Don Diablo’ e Miguel Bosé (1980), por edhe ky argument u hodh poshtë.

Në vendimin e saj, gjykata theksoi se stili muzikor dhe ndjesia disko nuk mund të mbrohen me të drejta autori, pasi kjo do të kufizonte krijimtarinë në të gjithë zhanrin muzikor. Si referencë, gjykata përmendi edhe çështjen e fituar nga Ed Sheeran vitin e kaluar kundër trashëgimtarëve të Marvin Gaye.

Megjithatë, avokati i paditësve, Jason T. Brown, deklaroi se klientët e tij synojnë ta apelojnë vendimin, duke e vazhduar betejën ligjore. Për momentin, Dua Lipa del e fituar, duke mbyllur një nga sfidat më të mëdha ligjore ndaj muzikës së saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...