32.5 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, uron besimtarët myslimanë për Fitër-Bajramin

Në prag të festës së Fitër-Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka shpërndarë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë të Kosovës. Ai theksoi se pas një muaji agjërimi, i cili mbushi zemrat e besimtarëve me një ndjenjë të veçantë paqeje dhe miqësie, Fitër-Bajrami është një festë përbashkuese për myslimanët në mbarë botën, duke simbolizuar triumfin shoqëror.

Tërnava theksoi rëndësinë e namazit të Bajramit si mundësi për të falënderuar Zotin për mundësinë e agjërimit dhe për të kërkuar paqe dhe lumturi për vetën, familjen dhe të gjithë besimtarët. Ai e përshkroi festën e Bajramit si një nga festat më të rëndësishme dhe më popullore për popullin shqiptar, duke theksuar ruajtjen e traditave dhe vlerave të solidaritetit, respektit dhe mirësisë.

Festa e Fitër-Bajramit ka pasur dhe ka një rëndësi dhe vlerë të posaçme për popullin tonë. Është festë e gëzimit dhe nderimit, duke ruajtur traditat dhe duke theksuar vlerat e solidaritetit dhe mirësisë”, tha Tërnava.

Muaji i Ramazanit përfundon më 29 mars, ndërsa dita e parë e Fitër-Bajramit do të festohet të dielën, më 30 mars.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...