10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Massimo D’Alema zbulon misionin dekret Diplomatik të ndërmarrë për Zelensky në Brazil dhe Kinë

Ish-kryeministri italian, Massimo D’Alema, ka zbuluar se ai ndërmori një mision sekret diplomatik në vitin 2024, në kërkim të mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën, për llogari të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ky mision kishte si qëllim sigurimin e mbështetjes nga Brazili dhe Kina, mes shqetësimeve se mbështetja perëndimore për Ukrainën do të zbehej.

Në një intervistë të publikuar nga La Repubblica, D’Alema tha se Zelensky i kishte kërkuar atij të udhëtonte për të parë nëse presidentët Lula dhe Xi Jinping mund të ofronin ndihmë. Sipas D’Alema, Zelensky kishte shprehur shqetësimin se mbështetja nga Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqet dhe se Bashkimi Evropian nuk ishte i besueshëm.

Në Brazil, D’Alema pohoi se presidenti Lula da Silva kishte refuzuar nismën, duke theksuar se Ukraina ishte një “problem amerikan” dhe duke i sugjeruar atij të fokusohej më shumë në çështjen e Palestinës.

As Brazili dhe as Kina nuk kanë konfirmuar zyrtarisht ndonjë vizitë të D’Alemës, por deklaratat e tij zbulojnë një pasqyrë të shqetësimeve të mëdha që ka pasur Zelensky për mbështetjen ndërkombëtare në mes të luftës me Rusinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...