32.5 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

18 vite burg për autorin e vrasjes së 20-vjecarit Stivën Toshkëzi

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 18 vite burg Axel Hoxhajn, i cili shpallet fajtor për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi. Ngjarja ndodhi më 18 Prill, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku” në Tiranë, pranë gjimnazit “Partizani”.

Një tjetër person, Ensi Maze, i cili ishte i pranishëm gjatë krimit, është shpallur fajtor për moskallëzim krimi. Dy të rinjtë kishin pasur një konflikt të vazhdueshëm për një vajzë, që përfundoi me vrasjen e Toshkëzit. Ky konflikt, edhe pse për motive të dobëta, kishte angazhuar dy grupet shoqërore të viktimës dhe autorit. Megjithatë, gjykata e ka konsideruar takimin në mesnatën e 18 Prillit si një ngjarje rastësore, përkundër përpjekjeve të të rinjve për të gjetur vendndodhjen e njëri-tjetrit.

Vrasja e 20-vjeçarit ishte një pasojë e një konflikti të mëparshëm mes Hoxhajt dhe Toshkëzit për një vajzë. Dy javë më parë, Toshkëzi e kishte goditur Hoxhajn pasi i ngacmonte të dashurën e tij. Ata kishin vendosur të takoheshin për t’u sqaruar, dhe gjatë takimit, Hoxhaj i ka zënë pritë Toshkëzit pranë banesës së tij. Ai dyshohet se e ka goditur viktimën me një thikë të madhe në pjesën e brinjëve, duke i shkaktuar vdekjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...