31 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Olsi Bylyku në “The Dalina Show”: “Më shqetësoi që askush nuk foli për partneren time aktuale”

Në një intervistë të sinqertë në “The Dalina Show”, aktori dhe moderatori Olsi Bylyku foli pa doreza për situatën e krijuar rreth tij dhe Egli Takos gjatë Big Brother VIP.

Gjatë bisedës, moderatorja Dalina Buzi e vuri Olsin përballë realitetit të komenteve të rrjetit, duke i thënë:
Ti je zgjuar një ditë me komente ‘i mallkuar qofsh’ dhe të nesërmen me ‘lum si ti’”, duke iu referuar debatit publik mbi deklaratat e tij për Eglin.

Olsi pranoi se kishte menduar për ndikimin e kësaj situate, por ajo që e çuditi më shumë ishte një detaj tjetër:
“Ajo që më shqetësoi më shumë ishte fakti që nuk kishte asnjë koment për partneren time aktuale.”

Ai theksoi se megjithëse çdo diskutim ndalonte te historia e tij e mëparshme, askush nuk kishte përmendur njeriun që ka pranë sot.
Kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën dhe i uroj fitoren,” tha Olsi, duke lënë të kuptohet se ndonëse vëmendja ishte fokusuar në të kaluarën, ai e çmon dhe e respekton partneren e tij të tanishme.

Me veten time kam thënë: Si nuk shkroi njeri për partneren time aktuale? Pastaj mendova që nuk ka problem, se mirënjohjen ia shpreh vetë”, përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...