31 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Lëvizja drejt Maqedonisë së Veriut me “Karton Jeshil” 1-vjeçar bëhet më e lirë

Duke filluar nga 1 Prilli 2025, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me vlefshmëri 1-vjeçare, e cila do të kushtojë vetëm 50 euro.

Ky është hapi i dytë në një kohë të shkurtër për lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, pas hyrjes në fuqi të policës së sigurimit “Karton Jeshil” 1-vjeçar për Malin e Zi më 1 Shkurt 2025.

Masa për lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar

Ky vendim vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Byrosë Shqiptare të Sigurimeve (BSHS), në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA) për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve me targa shqiptare në vendet kufitare.

Detajet e reja të sigurimit
• Polica “Karton Jeshil” 1-vjeçar për Maqedoninë e Veriut – 50 euro
• Polica “Karton Jeshil” 1-vjeçar për Malin e Zi – 50 euro
• Polica 15-ditore – 15 euro

“Karton Jeshil” është një dokument sigurimi ndërkombëtar që mbulon përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve me targa shqiptare në rast aksidenti jashtë vendit. Kjo masë synon reduktimin e kostove, rritjen e qarkullimit dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik me fqinjët.

Të gjitha shoqëritë e sigurimit do ta ofrojnë këtë policë në pikat e tyre të shitjes, duke lehtësuar qarkullimin për qytetarët shqiptarë në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...