24.1 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Tragjedi në Indi: 21 të vdekur nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarresh

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh në shtetin veriperëndimor të Indisë, Gujarat.

Sipas autoriteteve, shpërthimi ishte aq i dhunshëm sa trupat e viktimave dhe mbeturinat e fabrikës u hodhën në një rreze të gjerë rreth ndërtesës, në qytetin e Disa.

“Shembja e çatisë si pasojë e shpërthimit ka shkaktuar një situatë katastrofike,” tha zëdhënësi i qeverisë së shtetit, Rikishes Patel, duke theksuar se fabrika operonte pa licencë.

“Pjesë të trupave u gjetën të shpërndara në një fermë që ndodhet 200-300 metra larg fabrikës,” deklaroi një zyrtar lokal.

Problemi i fabrikave ilegale në Indi

Fishekzjarret janë shumë të përdorura në Indi, veçanërisht në festivale, dasma dhe evente të ndryshme. Shumë fabrika operojnë ilegalisht, duke neglizhuar standardet e sigurisë, çka çon shpesh në tragjedi të tilla.

Në shkurt të vitit 2024, një shpërthim i ngjashëm në një fabrikë fishekzjarresh në Madhya Pradesh shkaktoi 11 viktima, ndërsa shtatë muaj më vonë, një tjetër shpërthim në Uttar Pradesh mori jetën e pesë personave.

Autoritetet indiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit e fabrikës që operonte jashtë ligjit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...