24.1 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

“Shtet i lodhur!”Makina e stilistes Yllka Brada vidhet, ajo denoncon neglizhencën e institucioneve

Stilistja e njohur shqiptare, Yllka Brada, është bërë viktimë e një grabitjeje të shtunën pasdite, kur makina e saj u thye dhe sendet personale iu vodhën.

Në një reagim në InstaStory, Brada ka ndarë zhgënjimin e saj për mungesën e reagimit të institucioneve pas incidentit. Ajo tregon se ka pritur për katër orë që një hetues të mbërrinte në vendngjarje, por në fund ka marrë vetëm një dokument formal, pa asnjë ndihmë konkrete.

“Shtet i lodhur! Faji mbetet i askujt, dëmi i imi, siguria iluzion, e humbja e kohës dhe nervave – gjë normale”, shkruan Brada, duke denoncuar vonesën dhe mungesën e efikasitetit nga ana e autoriteteve.

Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e stilistes i kanë shprehur mbështetje, ndërsa të tjerë kanë kritikuar mungesën e sigurisë dhe indiferencën e institucioneve.

Për momentin, ende nuk dihet nëse policia ka nisur një hetim për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...