24.1 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Ilir Meta kërkon votën nga qelia: “Më 11 maj të heqim Ramën, që të heqim taksat!”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një thirrje publike për votën e shqiptarëve nga qelia, ku ndodhet prej disa muajsh. Në një postim në Facebook, ai ka prezantuar programin ekonomik të opozitës, i cili ka në fokus uljen e taksave dhe lehtësimin e barrës fiskale për qytetarët dhe bizneset.

“Më 11 Maj të heqim Ramën, që të ‘heqim’ taksat!”, shkruan Meta, duke e konsideruar Edi Ramën si “kryetaksa dhe kryegjobën më grabitqare për shqiptarët”.

Sipas tij, programi ekonomik “Made in Albania” i Shqipërisë Madhështore synon të:
• Ulet ndjeshëm kostoja e jetesës,
• Rriten të ardhurat e familjeve shqiptare,
• Nxisë punësimin e mirëpaguar,
• Transformojë Shqipërinë në një fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.

Meta prezantoi një sërë masash fiskale, përfshirë:
✅ Taksa e sheshtë 10% mbi të ardhurat dhe kapitalin,
✅ Zero taksa për biznesin e vogël dhe profesionet e lira,
✅ Uljen e TVSH-së në 15%,
✅ Ulje drastike e taksës së pronës dhe energjisë elektrike për biznesin,
✅ Heqja e taksës së karburantit,
✅ Lehtësira për të rinjtë dhe gratë sipërmarrëse,
✅ Përjashtim nga taksat për investitorët e huaj dhe shqiptarët që investojnë në vend,
✅ Mbrojtje nga lëkundjet e kursit të euros.

Në fund, Meta u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 11 majit të votojnë Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me numrin 1, dhe për të në Qarkun Tiranë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...