14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Vrasësi i Ilaria Sulës tregon ftohtësi të pabesueshme pas krimit: Si e manipuloi situatën për të fshehur aktin makabër

 

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me veprimet e 23-vjeçarit, Mark Samson, pas vrasjes së studentes me origjinë shqiptare, Ilaria Sula. Në vendimin e gjyqtares Antonella Minunni për caktimin e masës së arrestit ndaj filipinezit, thuhet se ai ka treguar një qëndrim të jashtëzakonshëm të vetëkontrollit pas vrasjes së 22-vjeçares.

Edhe pse më parë kishte shprehur se nuk mund të jetonte pa Ilarian dhe nuk mund ta imagjinonte jetën pa të, pas krimit, Mark Samson arriti të kthehej në normalitet dhe të menaxhonte situatën me qetësi. Gjyqtarja Minunni e ka nënvizuar këtë vetëkontroll të fortë dhe të qartë të tij pas ngjarjes.

Pas vrasjes, Samson ka tentuar të justifikojë veprimin e tij, duke e cilësuar vrasjen si një “gjest zemërimi dhe xhelozie”, duke thënë se presioni për të marrë rezultate të mira në universitet ishte një nga arsyet që e kishte çuar në këtë akt.

Hetimet kanë zbuluar se, pavarësisht krimit të tmerrshëm që kishte kryer, ai ka vazhduar të takojë shoqen e Ilarisë për të ngrënë një piadinë dhe ka diskutuar për çështje të thjeshta dhe banale. Samson nuk ka treguar shenja pendimi apo shqetësimi për veprimin që kishte kryer. Për më tepër, ai ka dërguar mesazhe babait të Ilarisë, duke u shtirur si vajza e tij, dhe ka vazhduar të komunikonte me shoqet e Ilarisë, duke i bërë ato të besonin se ajo ishte ende gjallë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...