21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Tronditje në Prishtinë – Stilisti i njohur Festim Isufi plagos bashkëshorten dhe i jep fund jetës

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Prishtinë. Stilisti i njohur Festim Isufi, 34 vjeç, ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, influenceren Rina Maloku, dhe më pas ka kryer vetëvrasje, duke përdorur të njëjtën armë të ftohtë.

Sipas të dhënave të para të policisë, Festim Isufi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e saj mbetet e paqartë, por ajo ka marrë plagë nga goditjet me thikë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar incidentin, duke shtuar se hetuesit janë në terren dhe po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Deri tani, dyshohet për një akt dhune në familje me pasoja fatale, por motivet mbeten të paqarta.

Festim Isufi ishte një emër i njohur në botën e modës shqiptare, dhe në vitet e fundit kishte bërë histori si stilisti i parë shqiptar që prezantoi një koleksion “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris. Ai kishte gjithashtu angazhuar qindra të rinj në kurse të dizajnit në Kosovë dhe rajon.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku ndjekës dhe figura publike kanë shprehur trishtimin dhe mosbesimin për këtë humbje të rëndë dhe aktin e papritur të dhunës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...