21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Zyrtare: Anullohen zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, KQZ ndalon çdo veprim pas vendimit të Kushtetueses

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar anulimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës, të parashikuara më 9 nëntor.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se procesi zgjedhor do të vijojë vetëm në 5 bashkitë e tjera, ndërsa për kryeqytetin nuk mund të ndërmerren veprime, pasi vendimi i Kushtetueses ka pezulluar përkohësisht dekretin për zgjedhjet:

“Në momentin kur GJK ka pezulluar atë pjesë për dekretin, është sikur ai dekret të mos ekzistojë përkohësisht. Do të ishim në thyerje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor nëse KQZ do të vazhdonte me procesin e zgjedhjeve në Tiranë.”

Celibashi theksoi se çështja tani i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë në themel ankimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave. KQZ nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim lidhur me zgjedhjet në Tiranë deri në vendimin përfundimtar.

“Bazuar në urdhërimin e GJK, të gjitha institucionet duhet ta respektojnë vendimin. KQZ s’mund të kryejë asnjë lloj veprimi që lidhen me zgjedhjet në Tiranë.”

Ky vendim vendos një ndalesë të qartë për procesin zgjedhor në kryeqytet, duke pritur vendimin final të Kushtetueses mbi ankimimin e Veliajt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...