21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Izraeli miraton armëpushimin në Gaza, nis tërheqja e trupave dhe lirimi i pengjeve

Pas arritjes së marrëveshjes për fazën e parë të planit të Donald Trump për Gaza, qeveria izraelite miratoi pezullimin e menjëhershëm të sulmeve, duke vendosur një armëpushim që hyn në fuqi brenda 24 orëve.

Sipas marrëveshjes, të gjitha operacionet ushtarake, përfshirë bombardimet ajrore dhe ato me artileri, do të ndalohen, ndërsa trupat izraelite do të tërhiqen gradualisht, duke lënë kontroll mbi rreth 53% të enklavës bregdetare.

Një pjesë tjetër e marrëveshjes parashikon lirimin e pengjeve izraelite brenda 72 orëve, në këmbim të të burgosurve palestinezë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e cilësoi këtë moment si “historik” dhe falënderoi ekipin e Presidentit Trump për kontributin në arritjen e këtij rezultati.

Kreu në ekzil i Hamasit, Khalil Al-Hayya, konfirmoi se pala palestineze ka marrë garanci nga SHBA për përfundimin e konfliktit. Aktualisht besohet se 20 pengje janë gjallë, 26 kanë vdekur dhe fati i dy të tjerëve mbetet i panjohur.

Pasi armëpushimi të hyjë në fuqi, kamionë me ndihma humanitare do të vërshojnë në Gaza, duke u ofruar ushqime dhe ndihmë mjekësore qindra mijëra civilëve të pastrehë pas shkatërrimeve të shkaktuara nga luftimet. Marrëveshja pritet të hapë rrugën për një proces më të qëndrueshëm paqësor mes palëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...