34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Amnistia fiskale/ Tabaku thirrje kolegëve të PD-së: “Të mos votohet ligji, është një barrë që Shqipëria nuk ka luksin ta ketë”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i bëri thirrje të gjithë kolegëve të PD-së, por dhe opozitës që të mos votojnë ligjin për amnistinë fiskale.

Gjatë një deklarate për media, Tabaku deklaroi se ky ligj është një barrë për bizneset e ndershme të vendit dhekundër procesit të integrimit në BE.

Duke qenë se për kalimin e këtij ligji nevojiten 84 vota, Tabaku i  bëri thirrje publike opozitës të jetë e bashkuar dhe të mos i shërbejë kryeministrit Rama për ta kaluar në parlament.

“Ligji për amnistinë fiskale është një barrë për bizneset e ndershme dhe është një barrë që Shqipëria nuk ka luksin ta ketë.

Ajo që unë kam kërkuar dhe i kërkoj të gjithë deputetëve të Partisë Demokrarike dhe opozitës të mos votohet ligji për amnistinë fiskale, Ligji për amnistinë fiskale kërkon 84 vota dhe që këto vota të arrihen kërkohet të merren ng ai gjithë spektri politik.

Unë besoj se këtu duhet të tregojë opozita që është e bashkuar, me një shenj dhe një sinjal në mbështetje të biznesit të ndershëm dhe procesit të integrimit në BE”, tha Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

33 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 6 vijojnë aktive – angazhohen 214...

0
Plot 33 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 6 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe...

Zjarret në Dibër/ Izolohen vatrat në Dibër, Klos e Mat, aktive mbetet vetëm Ballenja...

0
Situata nga zjarret në Qarkun e Dibrës paraqitet më e qetë në nisje të kësaj jave. Vatrat që ishin aktive në Dibër, Klos dhe...

Mbi 5 kg drogë në Tiranë, arrestohen dy të dyshuarit: 3 kg kokainë dhe...

0
Mbi 5 kilogramë lëndë narkotike, mes tyre rreth 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë, janë sekuestruar në kuadër të një operacioni antidrogë të...

Liderët evropianë zbarkojnë në Kiev në 35-vjetorin e pavarësisë, BE-ja jep 6.1 miliardë euro...

0
Kievi është kthyer në qendër të vëmendjes evropiane, teksa një grup liderësh dhe zyrtarësh të lartë kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas në kuadër të...

Atentat me mbi 50 plumba në Dukagjin, vriten babë e bir – zbardhen pistat...

0
Një atentat i rëndë me armë zjarri ka tronditur zonën e Dukagjinit në Shkodër, ku kanë mbetur të vrarë babë e bir, ndërsa një...