26.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Mblidhet Komisioni i Ligjeve, PD :”GJK paraqet kërkesën pasi bën analizën e nevojave, ju a e respektoni apo e shkurtoni buxhetin?”

Është mbledhur paraditen e sotme Komisioni i Ligjeve ku është diskutuar mbi projekt-buxhetin e vitit 2023.

Deputetët e PD-së Enkeled Alibeaj dhe Dhurata Çupi kërkuan sqarim sa i takon buxhetit për Gjykatën Kushtetuese, nëse qeveria u përgjigjet gjithmonë nevojave të këtij institucioni dhe a shkurtohen shpenzimet në raste të caktuara.

Përgjegjësja e sektorit të Analizës Buxhetore nga Ministria e Financave, Vilma Çausholli u përgjigj duke thënë se procesi i shqyrtimit të buxhetit kalon në disa faza dhe zgjat disa muaj, duke shtuar se jo gjithmonë pranohen terësisht kërkesat, në varësi të situatës ekonomike të vendit.

Pas diskutimeve për buxhetin e Gjykatës Kushtetuese, u deklarua në mbledhje se Ministria eFinancave do të japë 11 milionë lekë të reja shtesë për këtë institucion me autonomi financiare.

Pjesë nga mbledhja e Komisionit:

Çupi: Çështja e fondeve për sigurinë kibernetike, është fondi i papërballueshëm që nuk ua akordon buxheti i shtetit?

Papandila: Shqetësimi për fondin e sigurisë kibernetike ka kohë, fondi ndryshe quhet masë, shpresoj këtë vit Ministria e Financave të ketë prioritet, por nuk e di…shpresoj të jetë si pasojë e problemeve ekonomike që ka shteti, nuk di për të tjerat.

Alibeaj: Nuk do futem shumë te financat..Në kushtetutë, thuhet se GJK ka buxhet të veçantë të cilin e administron në mënyrë të pavarur, si e keni konceptuar këtë parashikim kushtetues, a e praktikon qeveria që nëse GJK kërkon 10 lekë ju t’i jepni 7? A ja përcaktoni ju mënyrën si të administrojë buxhetin?

Çausholli: Buxheti i institucioneve të pavarura zbaton ligjin për menaxhimin buxhetor, në të janë parashikuar shpenzime koherente dhe kapitale. Çdo ndryshim brenda këtyre dy grupeve është e drejta e këtij institucioni të përdorë. Qeveria bën vetëm një parashikim pastaj ky buxhet miratohet po me ligj.

Alibeaj: Pra nëse GJK paraqet kërkesën pasi bën analizën e nevojave, ju a e respektoni apo e shkurtoni buxhetin?

Çausholli:Është procedurë e gjatë, sepse buxheti kalon në dy tre cikle të përgatitjes së tij, analizohet, vlerësohet nga pikëpamja teknike nga Ministria e Financave. Pasi bëhet një diskutim, i paraqitet me shkrim zyrtarisht institucionit lidhur me kërkesat buxhetore. Pas kësaj faze, vjen një tjetër që është më e apdetuar me situatën ekonomike, jep një tavan buxhetor. Pas kësaj faze rivlerësimi të dhënash nga ministria, bëhen bisedat buxhetore me instituconin dhe më pas jepet një gjykim mbi këtë limit shpenzimesh. Jo gjithmonë pranohen terësisht kërkesat. Zgjat nga shkurti në shtator të një viti buxhetor si procedurë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...