22.5 C
Tiranë
Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Sot samiti mes liderve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, ja temat që priten të diskutohen në këtë takim

Ditën e sotme do të mbahet për herë të parë në Shqipëri takimi i nivelit të lartë mes udhëheqësve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Njoftimi i rëndësishëm për zhvillimin e këtij samiti u dha me 24 tetor të këtij viti nga presidenti i Këshilit Evropian Charles Michel i cili u shpreh se rajoni ynë është prioritet kyç për BE-në.

“Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”-theksoi ai. Reagimet e zyrtarëve të lartë të shtetit ishin të menjëhershme duke e cilësuar 6 dhjetorin një datë historike për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama, deklaroi se kryeqyteti nuk u zgjodh rastësisht si vendi ku do të mbahet ky samit, duke shtuar se është një tregues i interesit gjeostrategjik që Evropa ka ndaj rajonit.
“Bashkimi Europian nuk është një strukturë, nuk është një institucion, nuk është një forcë që reagon si i forti i lagjes, përkundrazi, rëndësi ka të kesh të drejtë dhe të dish ta përcjellësh mesazhin mbi atë që të takon në mënyrë të kuptueshme, të qartë dhe të drejtë dhe padiskutim që zëri yt herët ose vonë, por në këtë rast më herët sesa vonë u dëgjua”-u shpreh Rama para dy ditësh.

Samiti mes liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë ditën e sotme (6 Dhjetor) do të mbahet në ambientet e hotelit të hapur në kullën e stadiumit “Air Albania”.

Një pjesë e liderëve të BE që do të marrin pjesë në samit janë: Kryeministri i Hungarisë, i Portugalisë, i Kroacisë, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, Eurokomisioneri për Zgjerim, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani etj. I pranishëm do të jetë dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjë të cilën e konfirmoi ditën e djeshme. Vuçiç deklaroi ca ditë më parë se nuk do të merrte pjesë në këtë takim si një shenjë “zemërimi” ndaj emërimit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, Nenad Rashiç, në postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës. Pas kësaj deklarate ai shpjegoi se nuk e ka problem pjesëmarrjen dhe se thjeshtë ishte i pushtuar nga emocionet për shkak të krizave që po prodhohen prej disa muajsh në vend.

Ky takim mes liderëve mbahet për herë të parë jashtë bllokut evropian dhe ka dy synime. Mësohet se në tryezën e përbashkët do të diskutohet për mbajtjen e një fronti të bashkuar dhe shmangien e devijimeve. Kjo pasi në 12 muajt e fundit janë regjistruar disa precedentë të këqij në këtë drejtim. Mospajtime mes krerëve të shteteve ka pasur në samitet e viteve të fundit, kjo pasi disa vende anëtare të BE-së nuk ‘besojnë’ në idenë e zgjerimit të klubit.
Samiti në Bërdo të Sllovenisë (vjeshtë të 2021-it), takimi në Bruksel BE-BP (23 qershor 2022) ku Ukraina dhe Moldavia fituan statusin e vendeve kandidate për anëtarësim, skepticizmi i Francës dhe Holandës ndër vite për anëtarësimin e shteteve jo-anëtare në bllok, mospajtimet Bullgari-Maqedoni e Veriut, qëndrimi i dyshimtë i Serbisë ndaj Rusisë duke mos vënë sanksione pas agresionit të saj në Ukrainë janë disa ‘komponentë’ që dëshmojnë qartë se ka pasur momente që BE-ja të jetë rrezikuar nga ndasitë. Mësohet se në samitin e sotëm, fokus i diskutimeve do të jetë pikërisht zgjerimi.

Pritet të këtë thirrje për luftim të kontrabandës dhe trafikimit me qenie njerëzore. BE-ja së fundi është zotuar për ndarjen e 40 milionë eurove për të forcuar menaxhimin e kufijve në rajon dhe pritet që të ndahen edhe 30 milionë euro shtesë për luftim të kontrabandës dhe trafikimit. Në deklaratën e përbashkët mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, operatorët telefonikë do të nënshkruajnë marrëveshje që hap rrugën për zvogëlim të çmimeve të romingut mes bllokut evropian dhe Ballkanit Perëndimor më 2023, me mundësinë e heqjes së tërësishme të kostove më pas.

Vlen të theksohet se sot është dhe protesta e organizuar nga Partia Demokratike që ka shkaktuar jo pak reagime në politikën vendase. Kryedemokrati Sali Berisha pas konsultimit me kryesinë e PD-së vendosi datën 6 dhjetor si ditën e revoltës së qytetarëve shqiptarë ndaj keqqeverisjes së Edi Ramës. Ai tha se do të jetë një protestë paqësore që nuk do të cenojë absolutisht sigurinë e miqve europianë por do ketë mesazhet e fuqishme me të cilat duhet të njihen ata, sa i takon situatës aktuale në vend. Pas këtij njoftimi, Policia tentoi të ‘pengonte’ protestën përmes një shkrese zyrtare ku ndalohej zhvillimi i saj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kjo në kuadër të masave të ndërrmara për samitin. Por Partia Demokratike nuk bëri hapa pas me organizimin e protestës, duke theksuar se dhe me ligj, policia nuk ka të drejtë të përcaktojë se ku mund të kryhet tubimi. Thirrja e fundit e Berishës para protestës që do të mbahet sot në orën 12:00, ishte që policia të zbatojë ligjin dhe të mos pengojë qytetarët.

E gjithë Struktura e policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ, Garda e Republikës dhe Antiterrori janë në gjëndje gatishmërie, për mbarëvajtjen e samitit të Bashkimit Europian-Ballkani Perëndimor që do mbahet këtë të martë në kryeqytet. Pjesa më e madhe e delegacioneve kanë mbërritur tashmë në vendin tonë. Për mbarvajtjen e samitit, do angazhohen rreth 800 forca policie, ndërsa brenda perimetrit të ashtuqujtur si zonë e kuqe që nis nga ura e Lanës, e deri tek stadiumi “Air Albania”, janë prezent gati 500 efektivë policie, dhe agjesive të tjera për sigurinë e delegacioneve. Sipas informacioneve që Fax News ka siguruar, plani i masave për mbarëvajtjen e samitit ka nisur që dy muaj më parë, ku tashmë të gjithë efektivët në terren kanë marrë direktivat nga eprorët e tyre. Mësohet se përveç agjentëve në terren, punënjësve te policisë, atyre te rendit, të krimeve, policisë rrugore, agjentëve të SHISH, e atyre të Gardës, në këtë plan masash përfshihet edhe seksioni i krimit kibernetik. Burime bëjnë me dije se agjentë të këtij seksioni janë duke vëzhguar faqe të ndryshme në internet apo ne rrjete sociale, ku bëhen thittje per destabilitet, në mënyrë që të ndërhyet menjëherë. Gjithashtu mësohet nga burime tepër të sigurta, se antiterrori në të gjithë pikat kufitare të vendet, tokësore, detare e ajrore, ka shpërndarë fotografi të personave me prirje ekstremiste. Agjentët kanë lënë detyra se nëse shihen lëvizje të këtyre personave të mbahen në vëzhgim dhe të vihen në dijeni agjensitë e specializuara.

Ky samit që vjen për herë të parë në Tiranë, është i radhës pas 13 konferencash takimesh e samitesh të mbajtura çdo vit që prej 2013-tës.

Takimet e mbajtura ndër vite:

-Në nëntor të 2013-tës, në Vjenë u mbajt konferenca e Frontex-it për Ballkanin Perëndimor për të diskutuar rreth problematikave në menaxhimin e migracionit në Ballkan.Përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Komisionit Evropian dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së u takuan në Ministrinë e Brendshme të Austrisë për të diskutuar rreth krizës së refugjatëve.

-Takimi i radhës u mbajt një vit më pas sërish në Vjenë, më 3 qershor 2014. Një takim mes ministrave të jashtëm, 6 prej të cilëve kërkuan që Shipërisë t’i jepej statusi i vendit kandidat, status të cilin vendi ynë e mori vetëm disa javë më vonë, më 24 qershor të 2014-tës.

-Konferenca e radhës u mbajt më 28 gusht 2014 në Berlin, ku mikpritëse ishte Gjermania. Ky takim konsiderohet si e para konferencë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në kuptimin e ngushtë.

-Austria u bë sërish shteti mikpritës për konferencën e radhës në 2015-tën. Takimi u mbajt mes kryeministrash, por në të njëjtën kohë u takuan edhe ministrat e Jashtëm dhe të Ekonomisë.
-Një vit më vonë në shkurt të 2016-tës, u zhvillua një tjetër konferencë në Vjenë ku në fokus ishte menaxhimi i krizës së refugjatëve.

-Në 4 korrik të 2016-tës, përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku me përfaqësues nga Gjermania, Italia, Kroacia, Austria dhe Sllovenia u mblodhën në Paris, me në fokus ndërlidhjen e rajonit me burimet evropiane të energjisë.

-Në korrik 2017, në Trieste të Italisë u mbajt Konferenca e radhës për Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i takimit ishte rrjetëzimi i fushave të infrastrukturës, transportit dhe energjisë.

-Në Bullgari, më 17 maj 2018 u zhvillua një takim i krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së dhe liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku u diskutua për rritjen e angazhimit të BE-së me vendet e rajonit.

-Në datën 10 korrik 2018 u mbajt e ashtuquajtura Konferenca e 5-të e Ballkanit Perëndimor në Londër. Edhe këtu u rikonfirmua përmbajtja e strategjisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

-Më 29 prill 2019, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron ftuan në Berlin krerët e shteteve dhe qeverive nga Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Ky takim i njohur si “mini samiti” , kishte të bënte konkretisht me zgjidhjet e konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

-Konferenca e radhës u mbajt më Poloni në 4 korrik ku fokusi kryesor ishte në Procesin e Berlinit.

-Në korrik të 2020-s, Konferenca e 7-të e Ballkanit Perëndimor e mbajtur së bashku nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, e cila për shkak të pandemisë COVID-19, u zhvillua në një videokonferencë më 6 mars të 2021-shit.

-Samiti i fundit midis liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ishte Samiti në Brdo pri Kranju në tetor 2021. Ai u organizua nga presidenca sllovene e këshillit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT