17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

U raportua si aksident rrugor, shqiptari vritet me kaçavidë nga bashkëatdhetari

Një 47-vjeçar shqiptar është vrarë me kaçavidë në Itali. Mediet italiane shkruajnë se fillimisht u raportua për aksident rrugor, por më vonë u konstatua se plagët që kishte marrë shqiptari Ilir Dervashi nuk ishin shkaktuar nga aksidenti.

Ai ishte goditur disa herë me kaçavidë. Ngjarja ka ndodhur në Bolonjë. Autor i dyshuar i ngjarjes është drejtuesi i makinës, 34-vjeçari shqiptar Mirri Gura, i cili është arrestuar me akuzën e vrasjes.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 9 të mëngjesit, në shtrirjen e autostradës drejt Bolonjës, e cila kalon përgjatë rrethit Navale.

Makina në të cilën udhëtonin dy shqiptarët, një “Renault Capture”, u përplas me një makinë tjetër dhe përfundoi në një fushë.

34-vjeçari është nxjerrë i padëmtuar. Por Dervashi ishte tashmë i vdekur. Gjendja e trupit ngjalli menjëherë dyshime. Policia rrugore menjëherë ka lajmëruar prokuroren publike në detyrë, Michela Guidi.

Hipoteza është se mes dy burrave mund të ketë shpërthyer një debat, për arsye ende të paqarta. Në zemërim e sipër, Gurra ka marrë kaçavidën dhe e ka qëlluar 47-vjeçarin disa herë në bark.

Në këtë fazë, ai mund të ketë humbur kontrollin e makinës dhe më pas ka dalë nga rruga.

Gurra, në përfundim të hetimeve, u arrestua për vrasje dhe u dërgua në Dozza. Ai nuk tha asnjë fjalë, as oficerëve dhe as magjistratit. Në makinën e aksidentuar nuk u gjet drogë. Policia po heton marrëdhënien mes dy burrave dhe arsyen që shkaktoi debatin i cili përfundoi me tragjedi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...