9.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Parashikimi i motit, e mërkurë, 20 Shtator 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, për ditën e diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë alternime vranësirash kalimtare më tepër të theksuara përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje të vendit. Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu sporadike dhe tepër të dobta.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi 6-10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT