24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Duhen lexuar të gjitha, pavarësisht nëse ju pëlqejnë ose jo”, Bardhi i drejtohet Felajt në Kuvend

28 deputetë kanë dërguar njoftim se zgjedhin Bardhin kreun e grupit, por zëvendëskryetarja Ermonela Felaj nuk e lexoi duke thënë se kryeparlamentarja Nikolla ka mbajtur njëherë qëndrimin mbi këtë çështje.

Gazment Bardhi, deputeti i Partisë Demokratike kërkoi nga nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj, që të lexojë shkresën e paraqitur nga grupi i PD. Bardhi iu drejtua duke i thënë se duhen lexuar të gjitha vendimet, pavarësisht nëse “i pëlqejnë apo jo”.

Bardhi: Sipas dakordësisë, kryetarja na la 1 javë kohë që të bëhej 1 agjendë se kur do të shqyrtoheshin projektligjet. Do duhet që kalendari i punimeve të ketë të përcaktuar datën kur shqyrtohet seanca. Keni marrë njoftim nga grupi i PD, lexoni me guxim edhe pse nuk ju pëlqen, vendimin e grupit të PD. Nuk mund ti zgjidhni shkresat që lexoni, duhen lexuar të gjitha, pavarësisht nëse ju pëlqejnë ose jo.

Felaj: Ka një problem me kartën time të votimit…

Ne ramë dakord të gjithë për të gjitha propozimet që u bënë. Sikundër ashtu si ishte lënë detyrë, të gjithë kryetarët raportuan për ecurinë e nismave legjislative. Nuk ka pasur afat, fjala juaj ka ardhur pas votimit. Ka pasur dakordësi për kalendarin.

Bardhi: Nuk thashë që kishim lënë afat, por 1 javë kohë komisioneve që të përgatisnin një axhendë. Për kalendarin, e vërtetë që u bënë propozime, miratuam 3. Kur erdhi propozimi për kryetarin e PD, nuk ramë dakord. Do duhet ta hidhni me votim në seancë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...