14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

AMA drejton panelin në forumin vjetor të enteve rregullatore të vendeve të Detit të Zi

Në Konferencën e zhvilluar në Antalja të Turqisë, kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, ka drejtuar panelin me temë “Dezinformimi dhe edukimi mediatik digjital”, organizuar nga Këshilli i Lartë i Radio-Televizionit Turk (RTÜK), me pjesëmarrjen e drejtuesve të enteve rregullatore të Greqisë, Turqisë dhe Serbisë.

Përveç prezantimit mbi rolin e AMA-s si enti rregullator në tregun mediatik audio e audioviziv shqiptar dhe sfidat me të cilat përballet ky treg, në këtë panel Znj. Krasniqi i ka njohur të pranishmit edhe me ndryshimet e bëra, në maj të këtij viti, në ligjin “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Këto reflektime në ligj, të bëra në përputhje me Direktivën 2018 të BE-së, forcuan më tej kompetencat e AMA-s, duke rritur rolin e saj në inkurajimin e aktorëve dhe transmetuesve që operojnë në tregun shqiptar, për edukimin mediatik të publikut.

“Është e rëndësishme që qytetarët të kenë akses në informacion, por është njësoj e rëndësishme edhe që ata të kenë edukimin e nevojshëm në përdorimin e mediave online, të dinë të dallojnë dhe të përzgjedhin informacionin e saktë nga ai i rremë dhe të kenë aftësinë e duhur analitike e kritike në realitetet komplekse online”, tha Krasniqi duke shtuar rëndësinë që ka edukimi mediatik i publikut. Për këtë qëllim, gjatë dy viteve të fundit, AMA ka zhvilluar një sërë aktivitetesh me aktorët që operojnë në treg dhe target-grupe të caktuara të popullsisë.

Është ndjekur gjithashtu me interes edhe prezantimi i nga Znj. Krasniqi mbi “Sfidën e licencimit në epokën digjitale”. Si çdo vend tjetër, edhe Shqipëria po përballet me ndryshimet që dikton zhvillimi teknologjik. Ndërkohë evidentohen aktivisht në treg edhe kompani ofruese të shërbimit të internetit, rrugët e reja të komunikimit nëpërmjet rrjeteve sociale apo platformat e shpërndarjes së videove, ku përdoruesi është edhe prodhues i produktit që shpërndan. “Kjo nënkupton një sfidë të re për entet rregullatore, për hartimin dhe zbatimin e udhëzuesve dhe rregulloreve që përshtasin dhe monitorojnë këtë ambient të ri mediatik, këtë sistem të ri komunikimi online, por pa prekur lirinë e shenjtë shprehjes”, ka thënë Krasniqi. Për këtë arsye, aktualisht, autoritetet rregullatore të medias, si AMA, po përshtaten me detyrat dhe përgjegjësitë e reja dhe po zhvillojnë qasje të reja për rregullimin ligjor për ofruesit e shërbimeve mediatike në treg. “Ky proces kërkon planifikim strategjik, përcaktimin e prioriteteve për politikat e përputhshmërisë dhe zbatimit, por edhe trajnim të stafit” tha Krasniqi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...