24.1 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Ende asnjë shenjë nga 42-vjeçari që plagosi efektivin , kontrolle në dhjetëra banesa në disa qytete

Policia e Tiranës po vijon kërkimet për kapjen e 42-vjeçarit Klered Bozhanaj, i cili një ditë më parë plagosi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave” Edlir Alleshi.

Mësohet se shërbimet e policisë kanë kontrolluar dhjetëra banesa në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë por nuk është bërë e mundur lokalizimi dhe kapja e tij.

Sakaq policia ka vendosur 20 mijë euro në dispozicion, për çdo informacion të vlefshëm, që do të çojë në kapjen e tij.

Tiranë

Gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme, ka vijuar kërkimi intensiv për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili tentoi të vriste me armë zjarri punonjësin e Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar dhjetëra banesa në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë dhe do të vijojnë kontrollet intesive, deri në kapjen e tij.

DVP Tiranë falënderon qytetarët, për informacionet e dhëna deri tani, të cilat janë duke u verifikuar nga Policia. Policia kërkon vijimin e bashkëpunimit, duke ftuar qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm, që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...

Candace Cameron Bure shpërthen në lot: “Marr shumë kritika për zërin tim”

0
Aktorja amerikane Candace Cameron Bure, e njohur për rolin e saj në serialin “Full House”, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat...

“Nuk mund ta duroja atë që po shihja”/ Aktivisti francez paguan 300 euro për...

0
Një aktivist francez për të drejtat e kafshëve ka paguar 300 euro për të blerë një karavidhe të gjallë, jo për ta konsumuar, por...

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...