11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Situata reale e COVID-19/ Mjeku epidemiolog Alimehmeti: “Numri është më i madh disa fish…

Situata reale e COVID-19 nuk është ajo që paraqitet në shifrat zyrtare. Sipas mjekut epidemiolog, njëherësh anëtar i Komisionit të Shëndetësisë në Akademinë e Shkencave, Ilir  Alimehmeti, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është dukshëm më i lartë, por nuk mund të flasë me shifra për aq kohë sa mungojnë studimet në këtë fushë. Deri dje, Ministria raportonte mbi 128 mijë e 700 raste.

“Mjafton të mendoni që kjo shifër korrespondon me rreth 4-5 % të popullatës. Le të themi që patjetër është më shumë. Se sa më shumë, nuk e dimë, sepse nuk është bërë kurrë një studim seroprevalence. Por që numri është më i madh disa fish, është”.

Pavarësisht numrit të të prekurve që janë imunizuar natyralisht, apo edhe atyre që po imunizohen nëpërmjet vaksinave, për mjekun Alimehmeti, Shqipëria është shumë larg imunizimit. Sipas tij, vetëm kur fasha e vaksinimeve të zbresë në 18 vjeç, mund të flasim për imunitet tufe.

“Një vaksinë duhet të jetë të paktën 80% efikase dhe t’u bëhet të paktën 75% të popullatës, që të ketë mundësinë të zhdukë një valë të koronavirusit pa pasur nevojë për masa të tjera, pasi ky është synimi. Ne jemi shumë larg të përdorimit të një vaksine të paktën 80% efikase në 75% të popullatës. Kjo do të thotë se të gjithë personat mbi 18 vjeç të jenë të vaksinuar”, sqaron mjeku, duke shtuar se fushata e vaksinimit, deri tani nuk ka ndikim në ndërprerjen e infeksionit.

Referuar të dhënave të Ministrisë, deri dje, rezultojnë të kenë marrë dozën e parë thuajse 10% e popullatës. Që një qytetar të quhet i imunizuar nevojiten dy dozat e një periudhë dy javore që në trup të krijohen antikorpet që luftojnë virusin në rast se bien në kontakt me të. Kjo vlen parimisht për çdo lloj vaksine. Më pas, niveli i sigurisë dhe efikasitetit të secilës prej tyre bën diferencën në imunizimin e tufës. Ka shtete në botë sot, që kanë vaksinuar më shumë se gjysmën e popullatës dhe po vuajnë pasojat e COVID-19, njëjtë si të mos ishin investuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...