23.5 C
Tiranë
Tuesday, April 29, 2025
spot_img

SHBA dhe Britania e Madhe ashpërsojnë tonet, “dush të ftohtë” Vuçiçit për sanksionet ruse

Presioni i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë është duke u rritur, për shkak të refuzimit të Beogradit për t’i mbështetur sanksionet ndaj Rusisë. Beogradi deri më tani, mesa duket duke i patur “shpatullat” të ngrohta nga Moska i ka injoruar këto thirrje dhe kjo e ka rritur zemërimin e disa vendeve. “Laku” po ngushtohet gjithnjë e më shumë, ndonëse është e vështirë të parashikohet se kur, apo nëse Serbia do të ndryshojë kurs. Paralajmërimi i fundit ka ardhur nga Britania e Madhe,përmes të dërguarit special të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.Ai tha së fundmi se Serbia duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe shtoi se Britania e Madhe ofron mbështetje absolute për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si edhe dënon ngjarjet në Banjskë.

Thirrja e Britanisë

“Britania i bën thirrje Serbisë të vendosë sanksione kundër Rusisë sepse është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka bërë këtë dhe të hetojë parregullsitë e mundshme në zgjedhjet e mbajtura në dhjetor, në mënyrë që të ruhet integriteti i procesit zgjedhor”, tha Peach gjatë një vizite në Zagreb. Sipas tij, Beogradi duhet të bashkëpunojë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, e cila në raportin e saj preliminar bëri vërejtje specifike për procesin zgjedhor. Peach shprehu mbështetjen absolute për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe dënoi organizimin e një konflikti të armatosur në afërsi të qytetit të Banjskës në veri të Kosovës, në të cilin qytetarët serbë sulmuan policinë e Kosovës. Britaniku e quajti atë një “incident të rëndë” dhe theksoi se autoritetet e Kosovës po bashkëpunojnë plotësisht në hetim, “gjë që ai e theksoi gjatë bisedimeve në Beograd”. “Nga normalizimi ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të përfitojnë të gjithë qytetarët e të dy vendeve, si dhe rajoni më i gjerë”, tha Peach. Gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, Peach theksoi se, për shkak të rrethanave të ndryshuara gjeopolitike dhe konflikteve të reja, është “më e rëndësishme se më parë” të mos shtohen rreziqe të reja në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe të mos lejohen ata që duan të destabilizojnë zonën, si për shembull Rusia, të ketë sukses në këtë. Në botën e sotme, “duhet të jemi më vigjilentë se kurrë”, tha britaniku.

Kritikat e James O’Brien

Një sy kritik ndaj Serbisë është edhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Ai ka thënë se ndërtimi i stabilitetit në Ballkanin Perëndimit kërkon kohë, dhe liderët e rajonit duhet të pranojnë që duhet të bëjnë më shumë për të çuar përpara rajonin. Ai i ka bërë këto deklarata në Fondin Gjerman Marshall, në adresimin e tij të parë të madh prej kur e ka marrë pozitën e mbikëqyrësit të marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Evropën dhe Euroazinë. I pyetur nëse Perëndimi duhet të zgjedhë në mes të reformës dhe stabilitetit për rajonin e Ballkanit, dhe nëse ekziston një balancë në këtë drejtim, ai ka thënë se me proceset e shumta në këto vende duhet të punohet në faza të ndryshme. I pyetur për zgjedhjet e fundit në Serbi, të cilat janë kritikuar prej faktorit ndërkombëtar, ai ka thënë se “sfida është se kush do të mund të premtojë rezultat për njerëzit në Serbi?” Partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka fituar 46.72 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale, të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar. O’Brien që dikur ishte këshilltar i ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright dhe që mori pjesë në formulimin e Marrëveshjes së Dejtonit, thuhet se ka bërë që Amerika të mbajë një qasje pak më të egër kur vjen puna tek Serbia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Durrës – Kapet 18-vjeçari që tentoi të vidhte me dhunë 3 turiste italiane

0
Policia e Durrësit ka vënë në pranga Dorjan Abazin, 18 vjeç, i cili akuzohet për tentativë vjedhjeje me dhunë ndaj 3 shtetaseve italiane në...

Dua Lipa mahnitëse në Galan e 50-të të Çmimeve Chaplin në Nju Jork

0
Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka rrëmbyer sytë e të gjithëve në mbrëmjen gala të 50-vjetorit të Çmimeve Chaplin, mbajtur në Film at...

Makina BMW përfshihet nga flakët në autostradën Laç–Mamurras – drejtuesi shpëton për mrekulli

0
Një ngjarje e frikshme është regjistruar këtë të hënë në autostradën Laç–Mamurras, ku një automjet tip BMW është përfshirë papritur nga flakët, duke shkaktuar...

U zbulua vrasja pas 7 vitesh nga ADN-ja në çarçaf: Prokuroria e Korçës lëshon...

0
Pas shtatë vitesh hetime intensive, prokuroria e Korçës ka zbardhur vrasjen e 18-vjeçarit Antonio Karafili, ngjarje e ndodhur më 14 qershor 2018 në pyllin...

E mbytën me çarçaf dhe e varën në pemë për ta paraqitur si vetëvrasje...

0
Një nga ngjarjet më tronditëse të viteve të fundit në Shqipëri ka marrë një kthesë të papritur, pasi pas shtatë vitesh hetimesh është zbardhur...