21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Kryebashkiakët e Opozitës pas takimit me Ramen:’Nuk e pamë në aspektin politik sepse…’

Kryebashkiakët e opozitës, pas mbledhjes me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e qeverisë, nuk shprehën shqetësim në aspektin politik, duke theksuar se problemet e qytetarëve janë më të rëndësishme. Ata theksuan disa sfida financiare të bashkive të vogla dhe dëshirën për të adresuar pabarazinë buxhetore.

Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri, theksoi se përfaqësuesit e qytetarëve duhet të jenë të hapur për diskutime dhe se kishin marrë garanci nga kryeministri për mundësinë e ankimimit në kancelaritë e BE nëse do të ndiheshin të parespektuar.

Nuk e pamë në aspektin politik sepse problemet e qytetarëve janë më të rëndësishme. Diskutuam shumë, sepse bashkitë e vogla kanë paga më të ulëta, kanë shpërndarjen e buxhetit në bazë të numrit të popullsisë, që nuk i favorizon.Ne jemi përfaqësues të qytetarëve, duhet të jemi kur kryeministri dhe ministrat na kërkojnë për takime”—tha kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri i cili u shpreh gjithashtu se kishte marrë garanci nga Rama se nëse do të ndiheshin të pareskeptuar, do të mund të ankoheshin në kancelaritë e B

Në lidhje me shpërblimet e bashkive me performancën më të mirë, thanë se ky rezultat mund të arrihet më lehtë nga bashkitë e mëdha. Curri shtoi se shpërndarja e buxhetit duhet të reflektojë nevojat reale të bashkive, duke zbatuar rregullime që i përputhen situatave specifike.

“Performancën më të mirë do ta ketë një bashki e madhe. Nëse shpërndarja do jetë ndryshe me anë të riskut që ka një bashki, do të ndryshojë treguesi i performancës. Ka bashki që kanë teprica në buxheti, kurse ne jemi me mungesa”- përfundoi Curri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...