37.9 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

GJKKO pezullon prefekten e qarkut Fier/SPAK: Ish kryetarja e bashkisë Patos favorizoi një firmë..

Gjykata e Posaçme ka vendosur pezullimin nga detyra të prefektes së qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj, ndërsa SPAK ka nisur hetimet për dyshimet e shkeljeve në tendera nga Bashkia Patos. SPAK akuzon Balilajn se ka paracakuar kompaninë “Genti 001” në dy tendera, duke bërë shkelje të barazisë në procedurat e tenderimit.

Hetimet përfshijnë edhe disa zyrtarë të Bashkisë Patos, të cilët janë pezulluar nga detyra.
SPAK ka konstatuar se firma në fjalë ka fituar 32 procedura prokurimi brenda tre viteve duke shfrytëzuar ndikimin e Balilaj.

Akuzat përfshijnë edhe shpalljen e fituesit në televizion para se procedurat të finalizoheshin, duke ndikuar në anulimin e tenderit për të favorizuar operatorin “Genti 001”. Në një nga procedurat, SPAK thekson se Balilaj shfaqet në televizion duke njoftuar fillimin e punimeve para se të shpallej fituesi në realitet. Vendimi i gjykatës është marrë më 8 mars, ndërsa masat e sigurimit janë ekzekutuar më 9 mars nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Paracaktoi fituese firmen “Genti 001′ ne tenderin 6.7 mln lekë

Sipas SPAK Balilaj për të favorizuar firmen “Genti 001′ në tenderin për “Ndërtim emergjent të murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjëndjen e mëparshme”. Nëpërmjet punonjësve të Bashkisë ka marrë hapat për të legjimituar anulimin e procedurës së tenderimit, për të mos u shpallur fitues operatori tjetër pasi nxirrte zbuluar punimet e kryera nga operatori i paracaktuar për të fituar garën.

“E hetuara ka ndërmarrë një sërë hapash nëpërmjet punonjësve të Bashkisë, për të legjimituar anulimin e procedurës së tenderimit, pikërisht për të mos u shpallur fitues operatori “2…..” gjë që do të nxirrte zbuluar punimet e kryera nga operatori i paracaktuar për të fituar garën. Nga hetimi u provua se e hetuara ka paracaktuar fituesin e këtij tenderi, pikërisht operatorin “G……. 001”, i cili është shpallur fitues (që nga viti 2019, kur ky subjekt është regjistruar për herë të parë në QKB deri në vitin 2022, pra për tre vjet) në 32 procedura të organizuara nga Bashkia Patos, thuhet në njoftimin e SPAK.

E shpalli fituesin ne TV një java para

Tenderi nr 2 në të cilin ishte shpallur fituese po firma “G… 001” është ndërtimi emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthim i rrugës në gjendjen e mëparshme”, në vlerën 8,634,380.435 lekë. Sipas SPAK Balilaj është shfaqur në një kronikë televizive në televizionin Apollon të Fierit duke njoftuar fillimin e punimeve ndërkohë që shpallja e fituesit është bërë realisht 10 ditë më vonë.

Në këtë procedurë prokurimi, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, ish Kryetarja e Bashkisë Patos, R. B., ka paracaktuar fituesin i cili është i njëjti operator “G……. 001”, duke dalë në “Apollon TV” dhe informuar fillimin e punimeve për këtë rrugë, në datën 06.02.2021, në një kohë kur shpallja e fituesit “G……. 001” është bërë në datën 15.02.2021, dhe lidhja e kontratës me autoritetin kontraktor është bërë në datën 16.02.2021, informon SPAK

Zyrtaret e tjerë

Hetimet kanë nisur nga SPAK prej 2021 ndërsa vendimi i GJKKO-së u mor më 8 mars dhe masat e sigurimit ndaj gjashtë të hetuarve u ekzekutuan sot (9 mars) nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Për një nga të hetuarit nuk është bërë i mundur ekzekutimi pasi ndodhet jashtë shtetit.

GJKKO ka pezulluar nga detyra edhe Shkelqim Beqirin aktualisht sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Patos; Anisa Petani, ish Nënkryetaren e Bashkisë Patos, aktualisht e punësuar pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier; Bora Murati, me detyrë secialiste Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës, pranë Bashkisë Patos. Ka firmosur detyrim me paraqitje për tre të tjerë: Eneriada Rizai anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Vangjel Nushi ish Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Patos dhe Arben Manoku, me detyrë ish Inxhinier pranë Bashkisë Patos.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...