21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Bilanci rritet në 143 të vdekur në sulmin terrorist në Moskë, arrestohen 11 persona

Ka shkuar në 143 numri i të vrarëve në sulmin e ndodhur pasditen e djeshme (22 mars 2024) në një sallë koncertesh në periferi të Moskës. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve ruse Ria Novosti.

Mes viktimave të sulmit me armë të ndodhur në sallën Crocus City në Krasnogorsk, janë dhe 3 fëmijë. Më shumë se 145 janë të plagosurit.

Katër persona, të prangosur si të përfshirë direkt në atentatin në Moskë janë mes 11 të arrestuarve, informoi shefi i sigurisë ruse presidentin Vladimir Putin. Mes të arrestuarve janë dhe 4 autorët e sulmit, dy me pasaporta nga Taxhikistani, bëjnë të ditur mediat ruse.

Agjencia ruse e sigurisë informon se sulmuesit të cilët u arrestuan në rajonin e Bryansk mëngjesin e sotëm “kishin synim të kalonin në Ukrainë” dhe kishin “kontakte me palën ukrainase”, citon Ria Novosti. m

SHBA beson se pas sulmit është Shtetit Islamik por Rusia ende nuk ka komentuar. Kievi ka mohuar të jetë pas këtij atentati. Nga ana tjetër dje ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev paralajmëroi Ukrainën se nëse kishte gisht në sulm, do të merrte përgjigjie “shkatërrimtare”.

Javë më parë, SHBA paralajmëroi Rusinë se mund të ishte shënjestër e sulmeve terroriste.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale treguan persona të armatosur teksa hyjnë në sallë hapin zjarr, përpara fillimit të një koncerti nga grupi muzikor rus, Piknik.

Në pamje, shihet momenti kur 6200 të pranishëm që po ndiqnin koncertin, të tmerruar tentojnë të largohen për të shpëtuar jetën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...