30.3 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Reagimi i Kryeministrit Edi Rama mbi shkrimin e ‘La Repubblica’:”Nuk ndryshova mendje dhe nuk dhashë”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me një artikull të publikuar në gazetën italiane ‘La Repubblica’, ku pretendohej se ai kishte kritikuar Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, dhe kishte deklaruar se marrëveshja me Italinë për emigrantët do të ishte një dështim.

Në një deklaratë të publikuar, Kryeministri Rama sqaron se nuk kishte dhënë një intervistë dhe nuk kishte bërë asnjë deklaratë të tillë. Ai shpjegon se kishte mirëpritur miq nga Italia në Tiranë, duke praktikuar traditën e mikpritjes shqiptare. “Kam vepruar si një shqiptar që praktikon fenë tonë të lashtë të mikpritjes, shtëpia shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, duke u ofruar kafe miqve të ardhur nga Italia në Tiranë,” tha Rama.

Diskutimi dhe Manipulimet Mediatike

Rama theksoi se gjatë bisedës së tij me miqtë italianë kishte diskutuar për shumë çështje, përfshirë marrëveshjen për emigrantët dhe historinë e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria në Itali, të cilin qeveria D’Alema kishte arritur ta menaxhonte me sukses. “Por nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të përfundoja edhe një herë në kënetën e betejës politike italiane në thonjëza me fjalë që nuk i thashë kurrë, si ‘do të jetë një dështim’ ose ‘do të donim D’Alema’ nën titullin ‘Rama hedh poshtë Melonin’,” deklaroi ai, duke mohuar kategorikisht deklaratat e përmendura në artikull.

Përkushtimi ndaj Marrëveshjes së Emigrantëve

Jo, Nuk ndryshova mendje dhe nuk dhashë një intervistë. Kam vepruar si një shqiptar që praktikon fenë tonë të lashtë të mikpritjes, shtëpia shqiptarit wshtw e Zotit dhe e mikut, duke u ofruar kafe miqve të ardhur nga Italia në Tiranë. Biseduam për shumë gjëra në një atmosferë të bukur miqësie dhe sigurisht edhe për marrëveshjen dhe historinë e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria në Itali, të cilit qeveria D’Alema arriti t’i japë fund me shumë sens të shëndoshë dhe largpamësi strategjike. Por nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të përfundoja edhe një herë në kënetën e betejës politike italiane në thonjëza me fjalë që nuk i thashë kurrë, si “do të jetë një dështim” ose “do të donim D’Alema” nën titullin “Rama hedh poshtë Melonin” në të cilin nuk e njoh fare veten”.

Megjithatë, e përsëris: Nëse do të më duhej t’i ktheja hapat e mi njëqind herë, do të bëja marrëveshjen për emigrantët me Italinë dhe me asnjë vend tjetër. E kam thënë gjithmonë se për mendimin tim është një gjë e re që do të duhet të përballet me provën e realitetit. Por nëse në realitet publikon një foto të një kantieri në orët e para të punës, shoqëruar me titullin “800 milionë të hedhura në ajër”, atëherë ne jetojmë në botë paralele dhe asgjë nuk mund të na afronte me sfidën e vërtetë gjigante të emigracioni i paligjshëm, në një Evropë që duhet të bashkohet për të luftuar në të njëjtën kohë trafikun kriminal të të varfërve dhe dimrin demografik që kërcënon gjithnjë e më shumë të ardhmen e tij, ndërkohë që politikanët duken si priftërinjtë e Kostandinopojës që u zhytën aq shumë në debatin mes tyre për seksin e engjëjve dhe nuk e kuptuan se muret e qytetit ishin tashmë të shpuar nga të gjitha anët”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...