24.9 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Céline Dion rikthehet në tapetin e kuq pas diagnostikimit me Sindromën ‘Njeriu i Ngurtë’

Këngëtarja me famë botërore Céline Dion është rikthyer për herë të parë në tapetin e kuq pas diagnostikimit me sindromën ‘Njeriu i ngurtë’. E shoqëruar nga djali i saj 23-vjeçar René-Charles Angélil, ajo u paraqit në një event të mbajtur në Nju Jork për promovimin e dokumentarit “I Am: Celine Dion” të ‘Prime Video’. Dokumentari sjell një pasqyrë të karrierës së saj si një interpretuese legjendare dhe rrëfen betejën e Dion me çrregullimin e rrallë neurologjik, sindromën e personit të ngurtë (SPS).

Në këtë dalje publike, 56-vjeçarja kishte zgjedhur të vishte një fund të gjatë dhe një bluzë me mëngë të gjata në ngjyrë të bardhë, ndërsa djali i saj u shfaq me një kostum të zi elegant. Për fansat dhe publikun, kjo paraqitje ishte një moment emocionues, duke parë këngëtaren e tyre të dashur të rikthehet në një event të tillë pas sfidave shëndetësore që ka përjetuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...