25.5 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Një 32-vjeçar kapet në flagrancë për organizim të lojrave të fatit në Dibër

Një 32-vjeçar u kap sot në flagrancë nga policia në Dibër, pasi në lokal të tij po organizonte veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit.

Policia gjithashtu arrestoi një 21-vjeçar në Dibër, i cili u kap me një dorezë metalike.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë kontrollit në qytetin Klos, u zbulua një rast tjetër i organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Policia ka nisur procedurat penale kundër pronarit të lokalit.

Strukturat e Policisë në Dibër raportuan materialet në Prokurori, ku u nis procedura penale kundër shtetasit G.H., 32 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të paligjshme” dhe “Organizimi i llotarive të paligjshme”. 32-vjeçari u kap në flagrancë nga forcat e “Shqiponja” në lokalin e tij, ku po organizonte veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit.

Në Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi B.D., 21 vjeç, banues në Dibër, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, policia gjeti dhe sekuestruoi një dorezë metalike (përforcues grushti).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...