17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Dramë dhe emocione deri në limit, Kombëtarja barazon 2-2 kundër Kroacisë!

Perfundoi ndeshja e kombetares kunder Kroacisë me rezultatin 2-2

90+9′ Mbyllet 2-2 ndeshja.

90+8′ Daku gabon në pasim, kuqezinjtë humbasin shansin për të shënuar golin e tretë.

90+5′ Klaus Gjasula barazon ndeshjen në 2-2.

85‘ Hoxha dhe Daku në fushë, në vend të Ramadanit dhe Manajt.

76′ Kroacia merr avantazhin 2-1, Gjasula shënon autogol.

75′ Strakosha bën pritjen e ndeshjes, mban në lojë tanët.

74‘ Kramaric barazon ndeshjen. Nga brenda zonës me të djathtën, Kroacia barazon 1-1.

72‘ Klaus Gjasula debuton në Euro 2024, merr vendin e Laçit, autorit të golit.

67′ Nedim Bajrami në kundërsulm, goditja shkon në tribuna.

64′ Jasir Asani i lë vendin Seferit te tanët.

63′ Asllani gjuan nga jashtë zone, ndal Livakovic.

58′ Sutalo “fal” Shqipërinë, gabon me kokë nga pranë portës.

53′ Sërish Strakosha, ndal edhe goditjen e Kovacic.

50′ Strakosha bën heroin, ndal goditjen e Susic.

46′ Nis pjesa e dytë, Kroacia bën dy zëvendësime. Brozovic dhe Majer i lënë vendin Pasalic dhe Susic. Shqipëria luan me formacionin e pjesës së parë.

45+3′ Mbyllet 0-1 për Shqipërinë pjesa e parë.

45+2′ Strakosha bën një pritje fantastike, arbitri akordon faull në zonë për tanët.

45+1′ Rey Manaj shfrytëzon një krosim nga krahu dhe godet me kokë. Topi ndalet nga Livakovic pa forcën e duhur.

43′ Majer i kroatëve godet me kokë, sfera del jashtë.

31′ Kombëtarja humbet shansin e artë me Asllanin, që pak metra larg Livakovic u ndal nga portieri kroat. Gabimi i Modric në mesin e fushës u shfrytëzua nga Asani, që pasoi bukur për Asllanin, i cili i vetëm përballë portierit kroat gaboi shansin për të shënuar golin e dytë dhe të qetësisë.

22′ Kombëtarja mbron mirë, Kroacia sheh nga sulmi. Strakosha bën dalje të mirë.

15′ Nedim Bajrami lëviz bukur dhe gjuan nga brenda zone, topi devijohet në këndore.

11′ GOOL! Qazim Laçi zhbllokon shifrat pas 11 minutash lojë, duke mposhtur me kokë Livakovic. Pas krosimit të Asanit, mesfushori nuk gaboi nga pranë portës.

3′ Tanët e nisin mbarë në minutat e para, kërkues me Bajramin dhe Manaj.

2′ Më shumë se 15 mijë tifozë të Kombëtares në stadium.

1′ Nis ndeshja në Hamburg, atmosfera gjatë këndimit të himnit kuqezi emocionuese.

Formacionet Zyrtare

Kroacia (4-3-3): Livakovic; Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic; Modric, Brozovic, Kovacic; Majer, Kramaric, Petkovic
Trajner: Zlatko Dalic

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Bajrami, Asani, Manaj
**Trajner:** Sylvinho

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...