14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Analisti Ergys Mërtiri: Protesta e opozitës i shërben vetëm Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar dje në një media, gjatë zhvillimit të protestës së opozitës, e cilësoi tubimin si një ngjarje që i shërben kryetarit të PD, Sali Berishës.

Dukshëm në protestë janë rreth 15 mijë veta, dhe për të mbledhur kaq PD ka rreth 7500 seksione dhe grup seksione, sikur kryetari i çdo grup seksioni të marrë gruan për krahu u bënë aq. Nuk kanë shkuar as anëtarët e PD, dhe kjo është të tallesh me ata njerëz me publikun dhe me veten. Ajo protestë i shërben Berishës. Krijon të kërkojë këtë idenë e bashkimit që ‘të gjithë janë këtu me mua’. E dyta një protestë për hallet e Berishës, shumica e njerëzve brohorasin ‘o Sali o hero’, ku kërkojnë të lirojnë Berishën dhe sulmojnë SPAK-un. Një protestë kundër SPAK, që po lufton korrupsionin në këtë vend. Në këtë kuptim, mendoj që duhet ta kishim marrë zvarrë Ramën nga ajo zyrë, ky popull por duhet të protestojë edhe kundër Berishës, që po sulmon një institucion kundër Ramës. Berisha nuk ka për qëllim të sabotojë opozitën, por ka hallin e vet. Prandaj nuk jam në atë protestë që i shërben vetëm Ramës”, deklaroi Mërtiri.

Sipas Mërtirit, tubimi nuk kishte mbështetjen e plotë të anëtarëve të PD-së dhe ishte më shumë një demonstrim në mbështetje të Berishës sesa një protestë kundër qeverisë dhe korrupsionit. Ai theksoi se njerëzit duhet të protestojnë jo vetëm kundër kryeministrit Edi Rama, por edhe kundër Berishës, duke kritikuar sulmet ndaj SPAK-ut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...