9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

A do të votojnë ish-luftëtarët të UÇK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë? Ja çfarë thotë KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se është në kontakt me Dhomat e Specializuara të Hagës për të mundësuar votimin e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë, në zgjedhjet e parakohshme të 9 shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se procesi i votimit për këta shtetas do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së.

Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për shtetasit e Kosovës që ndodhen në Hagë. Procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së,” tha Elezi.

Kjo çështje ka ngjallur interes të madh publik, duke pasur parasysh rëndësinë e votës së tyre në zgjedhjet e ardhshme. Ende nuk ka detaje mbi mënyrën e organizimit të votimit, por pritet që KQZ dhe autoritetet përkatëse të dalin me një vendim përfundimtar në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...