38.5 C
Tiranë
Monday, August 11, 2025
spot_img

A ka marrëveshje me Ramën për t’u bërë presidente?Jozefina Topalli, ja si shprehet…

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë intervistës në Euronews Albania u përgjigj mbi teoritë që qarkullojnë ditët e fundit se ajo ka marrëveshje me kryeministrin, Edi Rama për t’u bërë presidente pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Znj. Topalli tregoi se gjithçka është shumë larg të vërtetës dhe theksoi se me Ramën ka pasur vetëm një komunikim të vetëm që nuk ka pasur të bëjë me politikën.

“Nuk kam asnjë komunikim me Edi Ramën, kam pasur komunikim vetëm njëherë kur kishte një rast të një fatkeqësie shumë të rëndë në qytetin tim dhe një familje më kërkoi që të ndërhyrja për të zgjidhur një problem dhe me sa kam dijeni ai i është përgjigjur familjes që kishte problemin. Më vjen shumë keq që janë aq larg të vërtetës”, znj. tha Topalli.

Ish-zv. kryetarja e Kuvendit tha se nuk përjashtonte mundësinë për të bashkëpunuar me forca të tjera të djathta. “Asnjëri nuk ka luksin për të refuzuar tjetrin përballë tre njerëzve që mbajnë peng 3 milionë shqiptarët. Nuk është momenti për të parë defekte por është shansi për ti dhënë mundësi vendin qe të mos rrëshqasë më tej”, tha ajo.
Znj. Topalli tha se, beteja e saj është kundër Ramës, Bashës dhe Metës dhe shtoi se krijimi i forcës së saj është të ndihmojë demokratët të vijnë në pushtet dhe jo e kundërta. “Probabiliteti dhe sondazhe flasin se mund ta marri përsëri Rama dhe kjo do të ishe fatale për vendin”, deklaroi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen 271 kg kokainë në Portin e Selanikut, arrestohen tre anëtarë të organizatës kriminale

0
– Një operacion policor i zhvilluar në Portin e Selanikut ka çuar në sekuestrimin e një sasie rekord prej 271 kilogramësh kokainë, me...

Nga Instagrami te dosjet e Prokurorisë: Kush është Mefail Shkodra, i dyshuari për vrasjen...

0
GJILAN – Fotot e tij në “Instagram” tregojnë makina luksoze Range Rover dhe BMW X5, darka me njerëz të pushtetshëm dhe citate motivuese për...

Pesë punonjës të Al Jazeera-s të vrarë në një sulm në Gaza — akuza...

0
GAZA – Pesë anëtarë të stafit të Al Jazeera-s, përfshirë korrespondentin Anas al-Sharif dhe tre kameramanë, u vranë në një sulm në qytetin e...

Kylie Jenner feston 28-vjetorin: Nga reality TV në perandorinë miliardere të bukurisë

0
LOS ANGELES – Kylie Jenner feston sot ditëlindjen e saj të 28-të, duke shënuar jo vetëm një moment personal, por edhe një pikë reflektimi...

Greqia në zi për vdekjen e Lena Samaras, vajzës së ish-kryeministrit Antonis Samaras

0
ATHINË – Asnjë lajm nuk mund të kishte tronditur më shumë publikun grek sesa ndarja nga jeta e Lena Samaras, vetëm 34 vjeçe, vajza...