11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

A po merr përsipër Monika Kryemadhi përgjegjësinë për Ilir Metën? , ja si pergjigjet ajo

Monika Kryemadhi ka reaguar pas akuzave që rëndojnë mbi të dhe bashkëshortin e saj, Ilir Meta, duke theksuar se ai nuk është përfshirë në menaxhimin e financave familjare. Në një deklaratë për mediat jashtë Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Kryemadhi tha se gjithmonë ajo është kujdesur për faturat dhe deklarimin e pasurisë, duke shtuar se Ilir Meta nuk është i informuar as për gjëra të thjeshta, si çmimi i një shisheje uji, pasi, sipas saj, ai pi vetëm ujë çezme.

“Ilir Meta nuk është marrë me asgjë. Faturat i kam paguar unë. Ai nuk e di sa kushton një shishe ujë sepse pi ujë çezme. Deklarimin e pasurisë gjithmonë e kam bërë unë, jo ai,” tha Kryemadhi.

Në të njëjtën kohë, Kryemadhi hodhi poshtë akuzat që lidhen me përdorimin e parave të dyshimta, duke pohuar se çdo shpenzim i saj është i deklaruar dhe nëse do të kishte para për të fshehur, nuk do të përdorte kartë bankare që lë gjurmë. Ajo nuk hezitoi të kritikojë edhe prokurorët e SPAK, duke i akuzuar për mungesë transparence dhe për përfitime të paligjshme.

“Po të kisha para për të fshehur, s’do përdorja karta bankare që lënë gjurmë, por do përdorja para cash, si prokurorët që udhëtojnë nga Morina e Prishtina për të shmangur daljet në aeroport,” shtoi Kryemadhi, duke bërë edhe insinuata për shpenzimet e tyre personale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...