10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Adriatik Lapaj godet politikën e vjetër: “Babëzia për pushtet po ndëshkon Shqipërinë”

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar situatën politike aktuale në vend, duke theksuar se nuk pret asnjë nderim nga kritikët e tij. Ai u shpreh se nuk ka ndërmend që ta presin me lule, asnjë anëtar i ekipit të tij. Lapaj ironizoi mbi kritikët dhe vijoi të theksojë se problemet e vendit janë pasojë e një klase politike që ka degraduar.

Sa i përket liderëve politikë shqiptarë, Lapaj vuri në dukje se Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë bërë shumë gabime gjatë qeverisjes së tyre. Megjithatë, ai theksoi se gabimi më i madh është babëzia dhe dëshira për të mbajtur pushtetin pa ndërprerje. Ai e cilësoi këtë mentalitet si një pengesë për ndryshimin dhe përparimin e vendit.

Shumicën e gjërave i kanë bërë gabim. Gabimi më i madh nuk është se kanë gabuar gjatë qeverisjes. Sot dimë shumë më shumë, pasi kanë pushtet prej kaq vitesh dhe nuk janë të ngopur me pushtet. Janë paketë, përfaqësojnë një mendësi politike. Erdhi zoti Rama dhe iku Berisha, por Rama punon me të njëjtët njerëz që punonte Berisha. Ka të njëjtën qasje për diasporën. Ajo që dua të them, na duhet të shkëputemi nga ky model,” u shpreh Lapaj.

Në lidhje me reformën në drejtësi, Lapaj tha se është e nevojshme të mbështetet ajo, edhe nëse ka disa gabime. Ai theksoi se kjo është një hap i rëndësishëm për të ecur përpara dhe ndryshuar Shqipërinë. Ai gjithashtu komentoi për votën e diasporës, duke thënë se, ndonëse mund të ketë një kosto të lartë për buxhetin e vendit, kjo është një sakrificë që duhet bërë për të ecur përpara dhe për të sjellë ndryshime të domosdoshme.

Jemi në mbështetje të drejtësisë së re. Bëhen gabime, nuk është perfeksion. Duhet ta mbështesim reformën. Mund të rekuperojmë më mirë dhe të ecim përpara. Nëse nuk arrihet të mbulohet kosto e kthimit, do të votojnë ata që munden. Nëse shkojnë kostot 60 mln dollarë, do të kthehet një barrë të rëndë ekonomike. Unë jam gjithë sy e vesh për raportet ekonomike. Por është nevoja ta ndryshojmë Shqipërinë. Duhet ta bëjmë këtë sakrificë. Duhet ta bëjmë,” përfundoi Lapaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...