10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Adriatik Lapaj kërkon transparencë për ngjarjen e rëndë: A ka lidhje rasti i policit që u hodh nga lartësia me ndalimin e djalit të Samir Manes?

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një punonjës i Policisë së Qarkullimit Rrugor dyshohet se është vetëhedhur nga një pallat, pasi më herët kishte ndaluar djalin e biznesmenit Samir Mane.

Në një deklaratë publike, Lapaj shpreh shqetësimin e tij mbi rrethanat e këtij incidenti, duke kërkuar nga Policia e Shtetit një raport të plotë dhe transparencë mbi ngjarjen.

Në fillim u duk si një lajm klikimesh, por kur gazetarja Klodiana Lala konfirmoi se polici, A.S., ishte pjesë e grupit që ndaloi djalin e biznesmenit Samir Mane, pasi ky i fundit kishte përplasur disa mjete dhe kishte kundërshtuar testin e alkoolit, lind dyshimi i arsyeshëm për çdo qytetar. Më pas, polici është thirrur nga AMP dhe, sipas gazetares, i është kërkuar llogari për veprimet e tij”, shkruan Lapaj.

Ai thekson se e ka njohur personalisht punonjësin e policisë dhe e cilëson atë si një nga njerëzit më korrekt dhe që nderon uniformën e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit duhet të sqarojë qartë opinionin publik për këtë ngjarje. A ka lidhje mes faktit të raportuar nga gazetarja Lala dhe ngjarjes ku u plagos punonjësi i policisë? Transparenca është e domosdoshme për të shmangur çdo dyshim mbi presionet dhe ndikimet e mundshme ndaj punës së efektivëve të Policisë së Shtetit”, vijon Lapaj.

https://www.facebook.com/share/1BjTj24msZ/?mibextid=wwXIfr

Në përfundim, ai garanton mbështetje për çdo punonjës policie që ushtron detyrën me ndershmëri dhe profesionalizëm, duke theksuar se të gjithë qytetarët duhet të trajtohen njësoj përpara ligjit, pavarësisht statusit të tyre.

Ngjarja mbetet ende e paqartë dhe pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...