7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Afera e inceratorëve/ Brisida Shehaj: “I bëjmë thirrje SPAK të hapë regjistrin e noterëve dhe do të shohin emra në hetim”

Partia e Lirisë ka dalë sot me një denoncim, duke sqaruar si ka funksionuar skema në aferën e inceratorëve.

Brisida Shehaj, Koordinatore Kombetare e Luftes kundër Korrupsionit ne Partine e Lirise tregoi sesi janë krijuar firma në Malin e Zi dhe një punonjës i inceneratorit të Elbasanit, me iniciale E.B ka qenë përfitues.

Shehaj i beri thirrje SPAK të hapë regjistrin e noterëve dhe “do të shohin jo vetëm këtë punonjës, por edhe emra të tjerë në hetim apo të arrestuar që kanë hapur kompani në Mal të Zi përmes këtij procesi me prokurë të bërë në Shqipëri”.

“Bëhet fjalë për një punonjës që ka nisur karrierën e tij në inceneratorin e Elbasanit, bëhet fjalë për punonjësin E.B i datëlindjes 1993. Filloi me një kontratë huaje që bëhet fjalë për 500 mijë euro të dhënë nga kompania Integrity për këtë punonjës.

Më pas është kontrata e qirasë dhe ajo e revokimit që kjo kompani i jep tokën 8500 metra katror dhe më pas e revokojnë këtë kontratë.

Më pas kemi kontratën që kompania e shet tokën 8500 metër tek ky punonjës 195 mln lekë të vjetra.

Më pas kemi një certefikatë pronësia.

Kemi një prokurorë të përgjithshme në 22 shkurt dhe në 25 shkurt kur këtij personi i jepet e drejta të bëjë transkasione.

Kemi prokurë që ky zotëria autorizon dy individë malazezë për të hapur një kompani në Mal të Zi.

Zoti punonjës nga një punonjës i thjeshtë u bë pronar me tokë, mori para nga shteti dhe nga fondet e BE dhe del pronar në Mal të Zi.

Në 2020, kompania e Klodian Zotos bën një kontratë shërbimi me një kompani Ysos, e krijuar në emër të një personi tjetër, por edhe këtë kompani e administron sërish ky punonjës.

I bëjmë thirrje SPAK të hapë regjistrin e noterëve dhe do të shohin jo vetëm këtë punonjës, por edhe emra të tjerë në hetim apo të arrestuar që kanë hapur kompani në Mal të Zi përmes këtij procesi me prokurë të bërë në Shqipëri.

Në këto dokumente do ja kalojmë SPAK, por edhe zonjës Belinda Balluku, por edhe Ramës, i cili nuk sheh cfarë firmos. Balluku duhet të kishte penguar këto transaksione” tha nder te tjera Shehaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...