11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Agron Gjekmarkaj përplaset me mazhorancën: “Rehabilitimi i Enver Hoxhës në Kuvend, fyerje për kujtimin e martirëve”

Ditën e sotme në Kuvend po zhvillohen disa mbledhje të rëndësishme, mes tyre ajo e Konferencës së Kryetarëve, e cila nisi në orën 09:00. Në rend dite është përfshirë kërkesa e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike për mocion me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm mbi gjetjet e OLAF në lidhje me fondet e programit IPARD.

Gjatë Konferencës, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka reaguar ashpër ndaj një shkrese të Kuvendit, sipas së cilës gjatë muajit tetor do të nderohen figura dhe personalitete të ndryshme — mes tyre edhe ish-diktatori Enver Hoxha.

Në fjalën e tij, Gjekmarkaj akuzoi mazhorancën për rehabilitimin e një figure që simbolizon diktaturën komuniste, duke e cilësuar një akt fyes për kujtesën historike dhe viktimat e regjimit.

“Ju duhet të mbani përgjegjësi morale për futjen e figurës së Enver Hoxhës në analet e Kuvendit të Shqipërisë. Po kujtoj këtu atë që ka thënë Dritëro Agolli: Partia Socialiste ka lindur nga mitra e përgjakur e Partisë së Punës,” — deklaroi Gjekmarkaj.

Deputeti demokrat shtoi se në grupin parlamentar të Partisë Socialiste ka individë që kanë shërbyer si hetues gjatë regjimit komunist, ndërsa theksoi se një akt i tillë është “fyerje për besimin e shqiptarëve në falje, por jo në harresë”.

Konferenca e Kryetarëve po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa paralelisht gjatë ditës janë parashikuar të mblidhen gjashtë komisione parlamentare, që pritet të diskutojnë çështje të rëndësishme në prag të sesionit vjeshtor parlamentar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...